
"Goditje" e rëndë për Elis Bakajn dhe për skuadrën e Dinamo Brest. Sulmuesi shqiptar u dëmtua në sfidën e javës së kaluar ndaj Slavia duke lënë fushën e lojës me barrelë.
Sipas “sport.ua” ish-futbollisti i disa skuadrave në Superligë ka një këputje të ligamentit anësor kryqëzues të gjurit dhe duhet t’i nën shtrohet operacionit.
Një dëmtim i tillë kërkon shumë kohë rikuperimi dhe periudha jashtë fushe mund të shkojë nga 6 deri në 12 muaj.
Bakaj e nis mjaft mirë këtë sezon me skuadrën e re te Dinamo Brest duke fituar Superkupën, por dëmtimi i rëndë mund të bëjë që të mbyll sezonin para kohe. Kampionatin në Bjellorusi sapo ka nisur me sulmuesin që i duhet një kohë e gjatë për rikuperim.
Poll