
Dinamo godet në merkato duke afruar në skuadër sulmuesin Erald Kolgega. 24 vjeçari i cili e mbylli fazën e parë te Apolonia do të rikthehet sërish te dinamovitët pasi ka qenë edhe më parë pjesë e tyre. Në të kaluarën Kolgega ka luajtur me skuadra si Korabi, Bylis, Apolonia dhe tashmë bëhët pjesë e Dinamos dhe përshtatja me skuadrën nuk do të jetë aspak problem, pasi sulmuesi e njeh mjaft mirë ambjentin.
Ditën e sotme skuadra e drejtuar nga Igli Allmuca do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares U-19 që drejtohet nga Nevil Dede, që do ti shërbëj të dyja skuadrave për të parë gjendjen e lojtarëve.
Poll