Kombëtarja Italiane ka gëzuar pa masë sot tifozët e saj, por jo vetëm. Edhe në Shqipëri ka shumë ndjekës të futbollit të cilët bëjnë tifozllëk për “Axurrët” në këtë Europian. Kësaj here , Megi Topalli, vajza e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli ka postuar një shkrim të saj në “facebook”, ku shpreh lumturinë e fitores së Italisë.
“Një ndër ndeshjet më të bukura. Një Itali e palodhur, e sakrificës, plot me karakter, plot dëshirë për të bërë realitet atë që pak vetë e besonin. Një Itali perfekte me një trajner perfekt. Forza Azurriii”, përfundon Megi Topalli.