
Edgar Çani humbet sfidë e radhës në Serinë B. Sulmuesi shqiptar i Pizës nuk do të jetë në takimin kundër Frosinones kryesuese për shkak se ka plotësuar numrin e lejuar të kartonëve të verdhë.
Çani u ndëshkua në ndeshjen e fundit, pak minuta pasi hyri në fushën e lojës për një ndërhyrje të lehtë, e cila në fakt edhe mund të mos ndëshkohej me karton.
Gjithsesi, mungesa e sulmuesit shqiptar do të thotë shumë për trajnerin e Pizës, Xhenaro Gatuzo, sidomos për faktin se luhet kundër Frosinones kryesuese.
Poll