Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjyqtarët e huaj për takimin Partizani-Kukësi, mbetet pezull vendimi

Shkruar nga NEWSPORT
Gjyqtarët e huaj për takimin Partizani-Kukësi, mbetet pezull

Pika kryesore që ka sjellë përplasje ndërmjet Partizanit dhe Kukësit është gjykimi. Të kuqtë kanë dorëzuar shkresën zyrtare në FSHF ku kanë kërkuar që të gjykohen nga arbitrat e huaj, ndërsa verilindorët u janë kundërpërgjigjur akuzave të tyre për favorizime me të njëjtën monedhë. Letra e dorëzuar nga Partizani ka sjellë edhe reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, që e ka pranuar atë dhe është “hedhur” në aksion për ta zgjidhur çështjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Burime të “Sport Ekspres” pranë FSHF-së, bëjnë me dije se institucioni më i lartë i futbollit tonë u ka dërguar shkresë zyrtare 3 Federatave të huaja dhe janë në pritje të përgjigjes. Në rast se përgjigjja do të jetë negative, atëherë do të gjykojë një arbitër shqiptar.

Informacione mjaft të besueshme pranë FSHF-së tregojnë se u janë dërguar shkresa zyrtare 3 Federatave të ndryshme për të marrë arbitra për ndeshjen Partizani-Kukësi. Një ndër letrat i është dërguar Federatës Gjermane të Futbollit, ndërsa dy të tjerat akoma nuk janë zbuluar. Gjithsesi, nuk duhen harruar edhe binjakëzimet që ka FSHF me federatat e Maltës dhe Luksemburgut.

Në rast se përgjigjja do të jetë negative nga të gjitha Federatat që u është dërguar shkresa, atëherë sytë do të kthehen nga “bilbilat” vendas. Ndër kandidatë më të favorizuar për të gjykuar këtë sfidë është lezhjani Eldorjano Hamiti. Gjyqtari i ri dhe me perspektivë ka marrë vëmendje që nga sezoni i shkuar, ndërsa ka vijuar me paraqitje të mira edhe në këtë edicion futbollistik. Me shumë mundësi edhe kjo ndeshje do t’i besohet atij, nëse nuk kemi një gjyqtar të huaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga