Sot do të luhet edhe finalja e dytë për të siguruar biletën e fundit për Kategorinë e Parë. Në Rrogozninë, në orën 16:00 Burreli dhe Pogradeci do të përballen për të vetmin objektiv, fitoren.
Skuadra e Dorjan Bubeqit e mbylli sezonin në vendin e 10-të në të Parën ndërsa Pogradeci doli në vendin e dytë të Grupit B, në Kategorinë e Dytë dhe kërkon të marrë me çdo kusht fitoren, për t’u rikthyer sërish në Kategorinë e Parë.
Sektori i Gjykimit pranë FSHF e ka vlerësuar maksimalisht këtë sfidë teksa emëron një gjyqtar me eksperiencë për të vënë drejtësinë në Egnatia Arena. Blerim Ziri do të jetë kryesor i ndihmuar nga asistentët Erind Burgu dhe Orgest Loci. I katërt është Ermal Gryka.
Gjyqtar kryesor: Blerim Ziri
Asistente: Erind Burgu - Orgest Loçi
̈I katert: Ermal Gryka
Delegate: Agim Mone
̈Vezhgues: Arjan Mali