Është më i miri në Shqipëri dhe si i tillë është vlerësuar edhe nga UEFA. Bëhet fjalë për Enea Jorgjin, arbitrin elbasanas që mban stemën e FIFA-s në vendin tonë. Dje, ai ishte "deleguar" për të vënë drejtësi në Norvegji në ndeshjen e Rosenborg kundër Linfield.
Ky takim përfundoi me shifrat 4-0, ndërsa Jorgji kurseu të verdhët duke ndëshkuar vetëm miqtë me 3 të tillë. Ndërkohë asistentë të tij ishin Denis Rexha dhe Rudin Preca. Gjyqtar i katërt ishte caktuar Kridens Meta. Falë punës së saktë të gjithë arbitrave, ndeshja shkoi përfekt duke mos pasur asnjëri kontestime. Për këtë, Jorgji ka përgëzuar kolegët e tij teksa shkruan: "Rosenborg vs Linfield. Punë e mirë djema".
Kujtojmë që sfida në fjalë ishte e vlefshme për turin e parë të Champions League dhe është pikërisht ekipi norvegjez që është kualifikuar për të luajtur në turin pasardhës.
