Shqipëria vazhdon të jetë e prekur nga virusi COVID 19 dhe tashmë qytetet e infektuara sa vijnë edhe shtohen. Teksa virusi është përhapur në pikat më të larta në veri të vendit, në jug ka shkuar deri në qytetin e Vlorës, teksa Gjirokastra dhe Saranda janë pa persona të infektuar deri më tani.
Lidhur me këtë fakt, ish mbrojtësi I Kukësit, Ylli Shameti ka lëshuar një batutë në lidhje me qytetin e Gjirokastrës, në rrjetin e tij të Instagram.
“Në Gjirokastër tha njëri edhe po ka ardhur Korona, ai që e ka marrë, zor se e lëshon”, ka shkruar Shameti. Një batutë që lidhet edhe me histori të tjera rreth qytetit të Gjirokastrës.

Poll