Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Gjici na ka përgëzuar edhe në humbje", Ibraimi: Fitore karakteri, shpresoj mos të kem dëmtim serioz

Shkruar nga NEWSPORT
"Gjici na ka përgëzuar edhe në humbje", Ibraimi: Fitore

Vllaznia-Kukësi ishte supersfida e ditës së sotme në Superligë e cila u mbyll me rezultatin 2-4. Shkodranët pësuan humbjen e parë të sezonit, ndërsa Kukësi mori fitoren e dytë radhazi. Ibrahimi ishte padyshim lojtari I ndeshjes me dy golëshin e tij. Në fund të ndeshjes për "Supersport", Ibraimi u shpreh:

"Me këmbë në tokë, besoj se synimet e klubit do t'I arrijmë. Dua të përgëzoj skuadrat që kemi luajtur pasi kanë skuadra shumë të mira. Goli I pësuar? Të gjithë bashkë treguam karakter dhe u ngritëm pas golit të pësuar. Ka harmoni dhe ajo mendoj se nga nxori nga ajo situatë".

Dëmtimi? "Kam ndjerë shqetësimi edhe dy ditë pa ndeshjes, por shtrengova dhëmbët. Të shikojmë nesër çfarë dëmtimi kam, por besoj se nuk është diçka e rëndë".

Çfarë do donit të ndryshonit te Kukësi? "Duhet të jemi pak më të kujdsëshëm e të bëjmë ato që na thotë trajneri. Hap pas hapi mendoj se do të arrijmë qëllimet e mjafton të bëjmë atë që thotë trajneri. Është hera e parë që nuk luaj në stadiumin e skuadrës ku luaj, por shpresoj që stadiumi të bëhet sa më shpejt pasi kemi një tifozeri të mirë".

Ju ka përgëzuar presidenti për fitoret? "Na ka përgëzuar edhe kur kemi humbur pasi edhe vetë e di që duhej pak kohë për të arritur te fitoret".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga