
E gjithë bota e futbollit dhe më gjërë u shokua teksa Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushë, gjatë një ndeshje të grupeve. Falë ndërhyrjes së shpejtë të emërgjencës, lojtari i Danimarkës ia hodhi paq dhe është jashtë rrezikut për jetën.
UEFA ka vendosur që mesfushori, së bashku me stafin mjekësor që bëri mrekullinë, të ftohen për finalen e madhe që do luhet në Wembley me 11 korrik. Organi më i lartë i futbollit në Europë e ka parë të arsyeshme të veprojë kështu, me Eriksen që do jetë në aktin final, edhe nëse danezët ndalojnë udhëtimin e tyre në gjysmëfinale.
Ky gjest është inicuar nga vetë Presidenti i UEFA-së, Ceferin dhe i mbështetur edhe nga persona të tjerë brenda institucionit të rëndësishëm.