
Skuadra e Rennes nuk mundi të arrinte më shumë se një barazim 1-1 kundër Montpellierit. Ekipi francez e pa veten në disaavantazh në minutën 22 ku Kongre arriti të shënonte golin e parë për Montpellier. Pjesa e parë e takimit u mbyll në favor të vendasve. Ndërsa pjesën e dytë Rennes rriti ritmin e lojës duke arritur të barazojë në minutën e 61-të me Diakhaby. Mesfushori i Shqipërisë, Emir Lenjani u fut në lojë vetëm në gjashtë minutat e fundit, teksa zëvendësoi Said në minutën e 84. Një zhgënjim ky për shqiptarin, pasi mëngjërashi dëshiron vendin e titullarit.
Poll