Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gëzimi i fitores me KUKËSIN "avullon", SKËNDERBEU merr mësim të mirë nga ekipi i Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu kreu testin e dytë miqësor ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, Pogradecit. Kampionëtn në fuqi të vendit u mposhtën minimalisht me rezultatin 0-1 në shtëpi, edhe pse tekniku Shehi i aktivizoi të gjithë lojtarët kryesorë.

"Skënderbeu 0 - 1 Pogradeci
U zhvillua sot në stadiumin 'Skënderbeu' takimi miqësor ndaj ekipit të Pogradecit, takim i cili u mbyll me fitoren minimale 0-1 të ekipit mik.

Trajneri Orges Shehi ka shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar për të zhvilluar një tjetër test në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës ndaj Luftëtarit.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Kabba, Dita, Abazi, Sibo, Toskiç, Pervan, Muzaka, Gripshi, Krasniqi.

U aktivizuan: Oto John, Kosta Vangjeli, Qoshku, Qeleshi, Mara, Bregu.

Pogradeci: Mali, Hysenllari, Pere, Idri, Çela, Osmanllari, Berberi, Kasa, Shkullaku, Alillari, Topllari.
U aktivizuan: Ivani, Lame, Bajraktari."

Një takim që vlen së tepërmi për skuadrën liqenore, e cila synon të përmirësojë rezultatet këtë sezon, ndërsa bardhekuqtë kanë ende shumë gjëra për të rregulluar përpara se të rikthehen të luajnë në kampionat të shtunën e ardhsme me Luftëtarin në Gjirokastër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga