
Tirana është rikthyer tek fitoret në kampionat teksa regjistron dy të tilla radhazi. Ndaj Partizanit në derbi dhe ndaj Flamurtarit në sfidën e luajtur në mesjavë. Bardheblutë ndodhen në vendin e 4 të renditjes me 25 pikë, 5 pikë më pak se Kukësi i vendit të parë. Me bardheblutë në formacion është rikthyer kapiteni Gentian Muça, i cili nisur nga rezultatet e marra i ka sjellë dhe fat Tiranës. Muça është i ftuar në emisionin sportiv "Pressing" ku ka folur për situatën tek Tirana dhe si ndihet klubi me trajnerin Egbo.
"Kur ishte Partizani i pari, thamë që është më i forti. Tani është në vendin e pestë. Ky kampionat është i paparashikueshëm. Kukësi ka ekip cilësor, sidomos pjesa lart e ekipit. Një hap fals mjafton të rrëshqasësh, siç i ndodhi Partizanit që shkoi poshtë
Egbo është trajneri tani. Po mësohemi me idenë e mungesës së trajnerit fiks, me idenë që të përfundojmë edhe ndeshjen e fundit. Trajneri i ri do kohë. Egbo na njihte më mirë dhe ishte i duhuri. Ai e ka thënë se nuk do të jetë i parë. Jo se ka frikë, është pjesë e klubit. Egbo ka vite te ne. Trajneri i ri është diçka që i takon klubit", tha Muça në fillim.
"Pas ndeshja në derbi dha ato frytet e veta. Riktheu qetësinë në skuadër. Humbja me Kukësin solli shumë trazira. Ishte një moment reflektimi. Ishte një ndeshje që çdogjë na shkonte keq pas saj, por tani të shohim të ecim pozitivisht", shtoi Muça.
Presidenti Halili dha mesazhe të koduara se do të kishte të larguar nga skuadra:
"Sigurisht që pas gjithë atij investimi, do të ketë dhe pasoja. Pas shkarkimit të dy stafeve teknike, do vinte radha të shkarkohej tek futbollistëve. Mendoj se derbi vlente gjithçka. Ajo ndeshje dha një mundësi tjetër. Unë nuk flas për lojtarët e tjerë. Besoj se ka ndërruar ndikimi i shumë pozicioneve, i shumë lojtarëve. Që nga fillimi me Memën, pastaj ardhja e Ahmataj. Mos përshtatja e lojtarëve me rolet artificiale jo ato natyrale. Siç është Torasa. Por organika e pasur i ka këto probleme. Na eci mirë javë e para por edhe ardhja në formë e ekipeve të tjera, konkurenca dhe problemet brenda klubin rezultuan fatale për ne. Shpresoj që gjithçka të mbyllet me mirëkuptim. Unë nëse do të ndihesha i tepër do të ikja vetë. Mendoj se problemet kryesore kanë qenë në fazën difensive si skuadër jo si repart. Po e rregulluam këtë besoj se do të kemi përmirësime", tha Muça.
Problemet me trajnerët:
" Kam njohje me Memën. Po thonë që kishte presion që në fillim por unë kam një pyetje. Nëqoftëse trajnerit Mema iu bë njëherë presion pse u rikthye përsëri? Tiranën të gjithë e duan e di, Tirona nga jashtë është e bukur. Ka rënë miti i trajnerëve afatgjatë. Ne e kemi problem këtë gjë por kjo po vihet re dhe jashtë. Tani ekipet duan të fitojnë më shpejtë dhe nuk presin dot", tha Muça.
Trajneri?
"Thashë Egbo e ka dhënë përgjigjen e vetë. Do ishte mirë që për trajner të ishte dikush që e njihte ambientin. Pasi përshtatja do të na kushtonte ne si futbollistë të mësoheshim me lojën e re"përfundoi Muça.