Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gazetari ngriti shqetësimin: "Lojtarët hanë byrek me dhallë para ndeshjeve". Reagon trajneri i Butrintit

Shkruar nga NEWSPORT
Gazetari ngriti shqetësimin: "Lojtarët hanë byrek me

Adriatik Faslliu ka reaguar pas  shqetësimit të ngritur nga gazetari sarandjot, Agron Mema, i cili pak orë më parë deklaroi se: Lojtarët e Butrintit nuk trajtohen me asnjë përfitim, as edhe ushqim, madje një koleg në Gjirokastër i ka filmuar duke ngrënë byrekë me dhallë nga lekët e tyre para ndeshjes me Luftëtarin për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë".

I kontaktuar nga newsport.al, trajneri i Butrintit, Astrit Faslliu ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk mund ta pranojë në gjë të tillë.

"Ne kemi krijuar një ekip model këtë sezon, ndonëse me çuna 18-19 vjeçarë. Nuk mund ta pranoj se lojtarët ushqehen me byrek dhe dhallë para ndeshjeve. Është e vërtetë se buxheti i vendosur për klubin e Butrintit nuk është i plotë, por lojtarëve nuk iu ka munguar ushqimi dhe as trajtimi financiar. Na është siguruar nga bashkia se do të ketë pagesa të rregullta të pagave të lojtarëve.

Objektivi i Butrintit është mbijetesa, jo sepse nuk i ka mundësitë për më shumë, por për faktin e vetëm se jemi një ekip me djem të rinj, ku 4 prej titullarëve janë 17-vjeçarë, portieri është 20-vjeç dhe vetëm kapiteni është që ka mbetur nga sezoni i kaluar.

Gjithashtu, kemi siguruar trajtim fjetjeje dhe ushqimi, por edhe trajtim financiar për 4 lojtarë 'jabanxhinj'.

Baza e skuadrës së Butrintit këtë sezon është disiplina. Unë i njoh shumë mirë lojtarët, sepse sezonin e shkuar i kam pasur tek ekipi i Butrintit U-19", deklaron për newsport.al, trajneri i skuadrës sarandjote, Adriatik Faslliu.

Butrinti do të luajë nesër takimin e javës së 3-të të Kategorisë së Dytë për Grupin B, atë kundër Naftëtarit në Sarandë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga