
Fatmir Mëneri ka folur me nota kritike për trajnerin Franko Lerda. Gazetari i njohur sportiv u irritua me mënyrën e sjelljes së italianit pas ndeshjes, teksa nuk iu përgjigj pyetjeve të panelit dhe lëshoi në tokë mikrofonin e TVSH-së. Për këtë Mëneri u shpreh: "Nuk duhej të ishte aq agresiv. S'është hera e parë që e bën këtë. Partizani është klub me histori. Ne krenohemi me të. Kur Lerda s'kishte lindur, Partizani fitonte në Lajpcig", përfundoi ai.
Kujtojmë që të kuqtë fituan finalen e Superkupës së Shqipërisë me rezultatin 4-2 kundër Kukësit.
Poll