E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të diskutohet dhe ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave për shkak të situatave të ndodhura së fundmi.
Megjithatë kur akoma nuk ka një njoftim zyrtar për rinovimin me PSG-në apo largimin e tij, tifozët e Barçës kanë nisur të “ëndërrojnë”.
Sipas gazetarit të njohur, Gerard Romero bëhet e ditur se kampioni i botës tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe këtë ia ka komunikuar edhe Xavi Hernandez.
“Para Kampionatit Botëror, Xavi dhe Messi janë takuar. Messi i ka thënë Xavit të priste deri pas Kampionatit Botëror. Pas kësaj, Messi i tha atij se nuk do të vazhdonte me PSG-në. Familja e tij vuan në Paris dhe ata kënaqen kur kthehen në Barcelonë për 2-3 ditë”, raportohet të ketë thënë “Pleshti”.
Kontrata e 35-vjeçarit me PSG-në skadon në verë, teksa Barcelona e pret krahë hapur, ndërsa oferta ka edhe nga MLS dhe Arabia Saudite.
DIRECTO @JijantesFC
️ @7Marquezg: “Hay muchos condicionantes con la vuelta de Leo Messi que al culé le hacen dudar, como el salario. Existe el temor de que los jugadores se acomoden porque Messi se encargue de todo. Por la historia diría que sí”. https://t.co/OGW0AKAWMl
— Jijantes FC (@JijantesFC) March 21, 2023