Gavi u dëmtua rëndë me spanjën në një nga ndeshje e Euro 2024. Dëmtim ky që e detyron lojtarit të mbyllë sezonin para kohe, ndërsa me shumë gjasa i ka thënë “lumtumirë” edhe kampionatit Europian.
Një mungesë e rëndësishme si për “Furinë e Kuqe” edhe për barcelonë që humbin shërbimet e një prej elementëve kryesorë të skuadrës, me lojtarin që do të qëndrojë larg fushës së lojës 7-9 muaj.
Drejtuesit katalanas kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e një zëvendësuesi, teksa në Premier League kanë pikasur të duhurin. Sipas “Sport” bëhet me dije se Barça kërkon huazimin e Giovani Lo Celso që luan me Tottenham.
27-vjeçari nuk ka minutat e dëshiruara dhe largimi që në merkaton e janarit mund të realizohet. Blaugranat kërkojnë huazimin, por pa të drejtë blerje të kartonit të tij.
[caption id="attachment_713020" align="alignnone" width="615"] Giovani Lo Celso[/caption]