Në këtë periudhë kur futbolli është ndalur, futbollistë dhe ish-lojtarë kujtojnë kohën që kanë kaluar në fushën e blertë. Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, është e Ilir Dajës në kohën kur ishte trajner i Besës së Kavajës. I njohur për ashpërsinë e tij, tekniku kryeqytetas është “masakruar” në rrjetet sociale nga dy ish lojtarë të njohur.
Shkak është bërë montazhi i Arlind Norës që në vend të Dajës ka vendosur Rambon. Pikërisht është Bledar Mancaku i cili shkruan i pari: “Gati për boks ishte”. Ndërkohë më poshtë vijon Skerdi Bejzade: “Tamam si Rambo. Mbaj mend që iu dënoi ju se kishit dalë pa leje nga hoteli. Vrapi shpëtoi më duket”, shkruan ish-sulmuesi, ndërsa përgjigja e Norës ishte: “Po, na mbyti”.
