Trajneri i Galatasaray, Okan Buruku ka shpalosur objektiva e tij për merkaton e verës.
Në krye të listës për trajnerin qëndrojnë dy sulmuesit Mauro Icardi dhe Milot Rashica.
Klubi i Stambollit është i gatshëm të bëjë gjithçka që ta ketë ende argjentinasin në qendër të sulmit. Prioritet është të blejnë përfundimisht ish-kapitenin e Interit dhe Rashicën.
Marrëveshja me Norwichin për kosovarin me shumën prej 5 milionë eurosh duket se është një formalitet.
Ndërsa me Paris Saint-Germain do të jetë më e komplikuar, pasi do të nevojiten më shumë se 10 milionë euro, për të bindur parizienët.
Poll