
Arsenali barazoi 1-1 ndaj Burnleyt, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Granit Xhaka ka bërë një gafë të pabesueshme, teksa kthen topin tek portieri por nuk e shikon rivalin. Kështu, Woods nuk e ka të vështirë të shënojë. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku kërkon falje.
"Unë i mbaj duart lart për golin e tyre dhe më vjen keq për gabimin.Ky është futbolli dhe tani ndihem po aq i irrituar sa të gjithë ju", ka shkruar Xhaka në profilin e tij.
Poll