Komisioni i Disiplinës publikoi para disa minutash vendimet për kategoritë inferiore, ku binte në sy dënimi i Partizanit B me 6 ndeshje pa tifozë. Një vendim ky i çuditshëm duke ditur se të kuqtë luanin në transfertë kundër Luzit dhe ishte objektivisht e pamundur që të kishte me vete spektatorë.
Ndërkohë organi i drejtësisë sportive në vend publikisht citonte: “Partizani B, per sjelljen e gabuar te spektatorëve duke shkaktuar akte dhune, në bazë të nenit 65/4/c) të KDS, denohet me zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës”.
Në një ndeshje ku tifozi i vetëm është vetëm shoferi i autobusit, si mund të dënohesh për sjellje të gabuar të spektatorëve? Kjo ndodh vetëm në Federatën tonë të Futbollit, që pas disa minutash e korigjoi gabimin duke i “falur” të kuqtë dhe duke e zhdukur postimin nga website zyrtare.