Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

 Futbollisti i Skënderbeut i lumtur: Ja çfarë e penalizoi Partizanin kundër Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
 Futbollisti i Skënderbeut i lumtur: Ja çfarë e penalizoi

Tefik Osmani është i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në TVSH. Qendërmbrojtësi i Skënderbeut foli për sfidën Partizani - Kukësi. Për këtë takim Osmani është i lumtur për rezultatin e ndeshjes, ku barazimi 1-1 favorizon ekipin e tij. Por, gjithashtu ai foli edhe për të kuqtë, teksa tha se të besuarit e Starovës ishin penalizuar nga fati. Sipas Osmanit ata kishin bërë një lojë të mirë.

"Mendoj se Partizani u penalizua nga fati pasi i pati të gjitha mundësitë. Ky rezultat na shkon për shtat ne, pasi tashmë jemi futur bindshëm për titullin kampion. Partizani bëri një lojë të mirë, por siç luajtën ata me ne kur na shënuan një gol dhe u kthyen në mbrojtje, ashtu u ndodhi dje atyre", përfundoi Tefik Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga