
Kur kanë kaluar 4 ditë nga zhdukja, ende nuk ka asnjë gjurmë për futbollistin Emiliano Sala.
Ky lajm ka tronditur mbarë botën ndërsa ditën e djeshme janë ndërprerë edhe kërkimet për gjetjen e tij.
Sala ka qenë pjesë e Nantës në Francë, ku disa vite më parë ka luajtur edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.
Lenjani e ka përjetuar shumë keq lajmin e zhdukjes së ish shokut të tij të skuadrës, e madje, sipas raportimeve të mediav,e ai ka braktisur edhe stërvitjen me skuadrën ku luan aktualisht, Sioni.
Futbollisti shqiptar është shprehur i pafuqishëm ndërsa duket se ende nuk i ka humbur shpresat për jetën e Sala.
"Jam i pafuqishëm. Nuk e besoj dot ende që është e vërtetë diçka e tillë. Nuk mund të thuash se ka qenë futbollisti më i mirë në botë, ama ishte vërtet luftëtar. Një njeri me dëshirë dhe vullnet për të punuar shumë që të arrijë ëndrrat e tij.
Është e pabesueshme që të ndodhë diçka e tillë dhe të humbasë si të ishte një biçikletë. Ishte shumë i respektueshëm. I gjendem pranë familjes, duke menduar për të. Le të lutemi të gjithë, pasi kemi ende shpresë për shokun tonë Emiliano Sala", ka thënë Lenjani.
Sulmuesi i Nantes Emiliano Sala i cili u transferua nga Nanta te Cardiff në Premier Legaue angleze gjatë kësaj merkatoje. Avioni me të cilën udhëtonte Sala u zhduk nga radarët ndërkohë që ishte duke udhëtuar nga Franca për në Angli.
Sipas policisë franceze lidhja mes avionit dhe radarit u ndërpre në kohën që avioni fluturoi mbi kanalin anglez Casquets. Në bord ishin vetëm piloti dhe lojtari. Nuk dihet ende se cilat janë arsyet e zhdukjes së avionit nga radarët e policisë dhe sipas mediave nga Francë avioni rezulton i zhdukur.