
Kukësi është duke projektuar ekipin e ri. Me Skënder Gegën në krye, verilindorët po bëjnë përforcimet e duhura, ndërsa emri që është lakuar në media për Kukësin është edhe Azdren Llullaku.
Sulmuesi që ka mbajtur veshur fanellën kuqezi ka folur për mediet rumune, duke I mbyllur derën Kukësit. Shtatëlarti është duke kërkuar një skuadër të denjë në Rumani, me ofertat që nuk I kanë munguar. Një vendim që vjen edhe si pasojë e shtatzanisë së bashkëshortes.
"Më mungon shumë futbolli në Rumani. Kam shumë dëshirë që të rikthehem. Jam ndjerë gjithmonë shumë mirë në Rumani, këtu ku në fakt jam rritur si futbollist. Rumania më ka dhënë vërtet shumë.
Kam shumë mundësi zgjedhjeje dhe do të vlerësoj më të mirën për mua, por edhe familjen time. Synimi im është që të gjej një ekip në Rumani, pasi edhe bashkëshortja ime është shtatzënë. Për dy muaj ajo do të lindë, ndaj më e mira për mua është që të luaj sërish në Rumani. Kam kaluar një periudhë të mirë në Rumani. Uroj që të gjej diçka të vlefshme", shprehet 32 vjeçari.