Futbolli në Shqipëri është ndalur e këtë herë jo për shkak të pandemisë, por për arsye se Liga Profesionsite ka vendosur të bojkotojë kampionatin deri në plotësimin e 4 kërkesave nga ana e Qeverisë.
Duke parë këtë ndalesë skuadrat kanë vendosur që të luajnë ndeshje miqësore për të mbajtur lojtarët në formë deri në momentin që Liga e FSHF-ja të japin dritën jeshile.
Egnatia ka planifikuar një tjetër test e këtë herë do të përballet me një nga skuadrat e Kategorisë së Parë, Oriku. Sfida do të luhet ditën e nesërme në orën 14:30 në stadiumin e Orikut.
Egnatia është një nga skuadrat që ka bërë më shumë merkato në Kategorinë e Parë dhe këtë sezon kërkojnë me çdo kusht të arrijnë në Superligë.

Poll