Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Futbolli shqiptar në bojkot, dy skuadrat e Superligës zbresin nesër në fushë

Shkruar nga NEWSPORT

Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të bojkotit. Liga Profesioniste dhe presidentët e klubeve kanë vendosur që mos të luajnë deri në momentin që Qeveria të plotësojë 4 kërkesat e tyre. Deri më tani nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga Qeveria edhe pse ditët e fundit ka pasur një takim mes presidentin Duka dhe Kryeministrit Rama.

Me shumë mundësi një përgjigje përfundimtare mund të vijë ditën e nesërme dhe më pas do të merret vendimi nga Liga. Duke parë ndalesën e futbollit Vllaznia dhe Kastrioti kanë planifikuar një test miqësor.

Dy skuadrat do të zbresin ditën e nesërme në orën 14:00 në stadiumin "Redi Maloku" të Fushë-Krujës. Vllaznia ishte një nga skuadrat e prekura me Covid-19, ndërsa situata tani është mjaft e mirë pasi shumë prej lojtarëve janë shëruar nga virusi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga