Futbolli në Spanjë rikthehet me 11 qershor. Barcelona do përballet me Majorkën, në një 90 minutësh që pritet të jetë i lehtë në letër. Në një intervistë për Marca, Ivan Rakitiç tregon vështirësitë e rifillimit. Pandemia ka ndikuar jo vetëm në jetën e përdithsme, por edhe për sportin më të ndjekur në botë.
‘’Do të jetë një situatë shumë ndryshe për të gjithë, ne po vijmë nga një moment i vështirë. Ne kemi punuar në shtëpi, tani luajmë pa tifozë. Shpresojmë të mund të fitojmë si La Ligën ashtu edhe Ligën e Kampionëve. Duhet të përgatitemi mirë për këta dy muaj’’ – shprehet mesfushori i Barcelonës.