
Kampionatin spanjoll ka marrë dritën jeshile për të nisur në muajin qeshor. Qeveria vendase dha miratimin e saj dhe në këtë mënyrë futbolli do të vijojë të luhet në fushë pa tifozë.
Mediat në Spanjë shprehen se data më e mundshme për të rinisur është 12 qershor dhe jo 8 qershor. Madje sipas “AS” është zbuluar edhe kalendari se kur do të luhen ndeshjet e mbetura të La Ligas. Më poshtë edhe kalendari I plotë që nuk është ende zyrtare, por që në ditët në vijim pritet të zbulohet gjithçka.
Java e 28-të: 12-14 Qershor
Java 29-të: 19-21 qershor
Java e 30-të: 23-25 Qershor (mesjavë)
Java e 31-të: 26-28 Qershor
Java e 32-të: 30 qershor - 2 korrik (mesjavë)
Java e 33-të: 3-5 korrik
Java e 34-të: 7-9 korrik (mesjavë)
Java e 35-të: 10-12 korrik
Java 36: 14-16 korrik (mesjavë)
Java e 37-të: 17-19 korrik
Java e 38-të: 24-26 korrik