Futbolli gjerman është në zi, pasi është ndarë nga jeta kampioni i botës me Gjermaninë. Bëhet fjalë për Andreas Brehme.
Legjenda gjermane ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 63 vjeçare në Mynih. Sipas mediave gjermane bëhet me dije se Brehmer ka ndërrruar jetë për shkak të arrestit kardiak, i cili pavarësisht se u dërgua me urgjencë në klinikën “Ziemssenstrasse” nuk ia doli të jetonte.
Kujtojmë se Brehmer u shpall kampion bote me Gjermaninë në vitit 1990, teksa mposhti Argjentinën në Romë. Në karrierën e tij ka luajtur edhe për Interin në Serie A.
Poll