
Ende nuk ka asgjë zyrtare por ndeshja hapëse e kampionatit mes Skënderbeut dhe Partizanit pritet të gjykohet nga arbitri i kolegjiumit të Lezhës, Eldorian Hamiti.
FSHF ende nuk ka bërë publik emrin e "zhaketave të zeza" për këtë përballje shumë të rëndësishme që në nisje të Superligës, por duke qenë se Hamiti mban stemën e FIFA-s dhe cilësohet si ndër arbitrat më të mirë të momentit në vend, emri i tij është më i mundshmi.
Federata pritet t'i kushtojë një rëndësi shumë të madhe kësaj ndeshje, ku gjithashtu do të mbahet edhe ceremonia e hapjes së kampionatit.
[gallery columns="1" size="full" ids="258055"]
Poll