Këtë javë, Komiteti Ekzekutiv, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka zhvilluar mbledhjen e radhës. KE ka miratuar propozimin për Përcaktimin e vlerave të kompensimit për trajnim dhe kategorizimin e klubeve”, duke përmirësuar aktet rregulluese aktuale mbi llogaritjen e kostos së trajnimit.
Çështja është që t’i jepet përparësi futbollit në gjithë vendin, në mënyrë të veçantë, duke i dhënë më shumë përparësi akademive.
Më tej, skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka arritur për herë të parë në Champions League, duke u bërë klubi i vetëm shqiptar që e bën diçka të tillë. Si rrjedhojë, FSHF-ja ka shpërblyer klubin shkodran me 20 milionë lekë.
Një tjetër çështje shumë e rëndësishme, që së fundmi ka arritur të tërheq edhe vëmendjen e publikut, është edhe inagurimi i “Arenës Kombëtare”, që si përfundim do të inagurohet në ndeshjen ndaj Francës, që do të luhet në datën 17 nëntor, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Njoftimi i FSHF-së:
“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë javë mbledhjen e rradhës. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar në lidhje me shumë çështje të rëndësishme të përcaktuara në rendin e ditës.
Komiteti Ekzekutiv miratoi propozimin për “Përcaktimin e vlerave të kompensimit për trajnim dhe kategorizimin e klubeve”, duke përmirësuar aktet rregulluese aktuale mbi llogaritjen e kostos së trajnimit. Ky ndryshim erdhi si rrjedhojë e nevojës për të nxitur dhe ndihmuar klubet dhe akademitë sportive në punën e tyre me moshat, në mënyrë që t’i jepet përparësi rritjes së lëvizjes futbollistike në të gjithë vendin, dhe vlerësuar e shpërblyer klubet e akademitë që prodhojnë elementë cilësorë. Kostot e Trajnimit janë ndarë në katër kategori, 1, 2, 3 dhe 4, dhe kostot vjetore për trajnim, respektivisht për çdo kategori janë: 30 milionë lekë, 20 milionë lekë, 10 milionë lekë dhe 5 milionë lekë për kategorinë 4.
KE miratoi disa ndryshime në Rregulloren e Aktivitetit të Kategorisë së Dytë, ku pas diskutimeve u vendos që klubet pjesëmarrëse në Kategorinë e Dytë mund të regjistrojnë vetëm 3 lojtarë me banim jashtë Qarkut të cilit i përkasin.
Vllaznia e futbollit të femrave me vendim të Komitetit Ekzekutiv u shpërblye me vlerën e 20 milionë lekëve për arritjen në fazën e 1/32 të UEFA Ëomen’s Champions League, një arritje shumë e madhe kjo për futbollin shqiptar.
Në këtë mbledhje të Komitetit Ekzekutiv u miratua dhe data e përurimit të Stadiumit të ri Kombëtar. Ceremonia inaguruese do të zhvillohet më datë 17 Nëntor 2019, në ndeshjen Shqipëri-Francë”.