FSHF-ja dhe Armando Duka i shprehin ngushëllimet familjes së Lin Shllakut, për ndarjen nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë. Duka shprehet shumë i hidhëruar për humbjen e ish kapitenit të kombëtares. Gjithashtu me këtë dhimbje bashkohen edhe gjithë zyrtarët e tjerë të FSHF-së, të cilët i shprehin mirënjohje Shllakut për kontributin e tij në futbollin shqiptar.
“Thellësisht i trishtuar nga humbja e kapitenit tonë të madh Lin Shllaku, më duhet që këtë lajm të keq, ta përcjell tek ju, të dashur miq, shokë, tifozë dhe dashamirës. Humbja e një futbollisti të madh krijon gjithmonë boshllëk. Por humbja e një kapiteni dhe njeriu të paharruar si ai, krijon një boshllëk të madh. Ai dhe brezi i tij do të jenë gjithmonë një frymëzim për të rinjtë dhe ata që e duan futbollin. Familja humbi njeriun e shtrenjtë, ndërsa futbolli një prej simboleve të tij”, shkruan Armando Duka.
Presidenti Armand Duka, në emër të FSHF, ka vendosur edhe organizimin e homazheve për të ndjerin nesër në orën 12:30 në ish ambientet e klubit Dinamo.