Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FSHF i jep zemër Memushajt pas tronditjes: Forca Ledian, do ta kalosh edhe këtë!

Shkruar nga NEWSPORT

Federata Shqiptare e Futbollit i gjendet pranë Ledian Memushajt. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, FSHF ka shprehur mbështetjen ndaj mesfushorit, i cili sot mori një lajm të keq, pasi mësoi se bashkëshortja e tij shtatzënë kishte humbur dy binjakët e saj.

"FSHF: Forca Ledian, do ta kalosh edhe këtë!

Me trishtim të madh, Federata Shqiptare e Futbollit i qëndron pranë në këtë moment jo pak të vështirë dhe tepër delikat të jetës, futbollistit të ekipit kombetër të futbollit, Ledian Memushaj për situatën thellësisht të rëndë shpirtërore që po përjeton dhe kalon.

FSHF, të afërm, miq e shumë shokë i janë pranë në këtë moment të tij! Lediani do të gjejë forca për të kaluar një situatë të tillë të papritur dhe thellësisht prekesë", shkruhet në postimin e FSHF-së në faqen zyrtare në Facebook.

memushaj

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga