FSHF hap konkursin për fëmijët: 20 çmime për videot më të mira
Futbolli në vend është ndalur për shkak të përhapjes së Coronavirus dhe tashmë të gjithë stafet dhe lojtarët e çdo ekipi ndodhet të vetizoluar në shtëpi. Për ta bërë qëndrimin më të lehtë, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar për fëmijët për të cilët tashmë ka hapur një konkurs ku mund të marrin pjesë nga shtëpia. FSHF lajmëron që në emailin e tyre zyrtar të dërgohen video të fëmijëve vajzë apo djalë duke luajtur futboll nga shtëpia dhe më pas videot më të mira do të përzgjidhen nga një juri e FSHF për të cilët do të ketë çmime.
Njoftimi i FSHF:
Dashuria për futbollin nuk ndal! Ndani me ne videon e vajzës / djalit tuaj duke luajtur futboll në shtëpi! 20 videot më të mira do të përzgjidhen nga një juri e Federatës së Futbollit. Të gjitha videot do të publikohen në kanalet tona sociale.
Vendi i parë: uniformë komplete e kombëtares me emër dhe numër
Vendi i dytë: fanelë e kombëtares me emër dhe numër
Vendi i tretë: top dhe USB
Vendet 4-5: top
Vendet 6-10: USB
Vendet 11-15: kapele e kombëtares
Vendet 16-20: çantë shpine
Videot tuaja (duke specifikuar emrin e fëmijës suaj dhe vendndodhjen) mund t’i dërgoni përmes ËeTransfer.com në e-mailin: [email protected]
