
Ashtu siç është bërë me dije prej disa javësh, sezonin e ardhshëm, Kategoria e Parë do të transmetohet nga TVSH. Marrëveshja mes presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-se Thoma Gellci do të nënshkruhet nesër në orën 18:00 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Lajmi konfirmohet nga zyra për shtyp e FSHF-së përmes një mesazhi për mediet, por ajo që ende nuk është përcaktuar dhe që ndoshta duhet zbardhur është kohëzgjatja e kësaj kontrate mes palëve. Një Gjë e tillë mund të mësohet sot gjatë prezantimit në ambientet e FSHF-së.
Ndërkohë që lajmi pozitiv është fakti se TVSH me këtë projekt për të transmetuar Kategorinë e Parë do të jetë një reklamë edhe për futbollin e kategorisë inferiore në Shqipërisë. E ndërsa SuperSport ka ekskluzivitetin e Kategorisë Superiore, TVSH është munduar t'iu ofrojë sportdashësve më tepër mundësi dhe shtrirje më të gjerë gjeografike me transmetimin e këtyre sfidave.
[gallery columns="1" size="full" ids="27808"]
Mesazhi zyrtar për mediet dërguar nga zyra për shtyp e FSHF-së