
Tirana ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për supersfidën që do të luajë në fundjavë kundër Vllaznisë.
Newsport.al ka mësuar se lojtarët bardheblu janë vënë nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa dhe stafit teknik, të cilët kanë aplikuar një seancë të karakterit tekniko-taktik. Në skuadër ka atmosferë pozitive dhe të gjithë janë të bindur se në Shkodër do t'ia dalin.
Megjithatë këtë do ta mësojmë vetëm ditën e shtunë në orën 17:30, teksa kuqeblutë do të presin në "Loro Boriçi" 24-herë kampionët e vendit.
Poll