
Ulja e temperaturave këto ditë të fundit gushti ka bërë që Dinamo të konsiderojë ndryshimin e orarit të stërvitjes.
Kështu duke nisur nga sot dinamovitët do të stërviten në orën 11:00 të paradites në kompleksin në Pezë-Helmes, nga ora 19:00 e pasdites që stërviteshin deri dje. Në këtë mënyrë seanca është spostuar për paradite, duke mbyllur përgatitjet ditore maksimumi deri në drekë.
Nuk dihet nëse ky vendim është i detyruar për shkak të përplasjeve të orareve me ekipet e tjera që stërviten aty, apo realisht stafi teknik mendon se ky orar është më i përshtatshëm për rendimentin e lojtarëve.
Poll