Kristiano Ronaldo është lojtari më i mirë te Real Madrid, teksa ka arritur të çojë madrilenët në gjysmëfinale kundër Atletiko Madrid. Në takimin e parë, portugezi shënoi të 3 golat dhe tashmë ai është kandidat potencial për të fituar “Topin e Artë”.
Sipas “France Football”, Kristiano Ronaldo do ta fitojë sërish këtë trofe të rëndësishëm individual. Prestigjozja franceze ka publikuar një shkrim me titullin “Kush mund ta mposhtë Ronaldon”, duke treguar në këtë mënyrë që do të jetë mjaft e vështirë që portugezi të mundet në garën për “Topin e Artë”.