Trajneri aktual i Kroacisë, Zlatko Dalic nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. 54 vjeçari në sezonin 2008-09 dhe konkretisht nga 1 korriku 2008 deri në 8 gusht 2009 ka drejtuar Dinamon në Shqipëri. Me Nëndetësen Dalic ka fituar trofeun e Superkupës së Shqipërisë, teksa në karrierë regjiston vetëm tre trofe.
Me Dinamon atë sezon Dalic ka bërë paraqitje të mira, ndërsa fitues të Superligës atë sezon u shpallën kryeqytetasit e Tiranës. Veç ligës në Shqipëri, Dalic e drejtoi Dinamon në dy ndeshjet europaine me Lahtin. Sfida e Parë u humb nga Dinamo 4-1, teksa e dyta në "Qemal Stafa" u fitua 2-0 nga Blutë që nuk siguruan dot kualifikimi.
Dalic dje ia doli të çojë Kroacinë në 1/8 e Europianit, ndërsa te kroatët vihet re një dobësim I skuadrës pas ndryshimit të brezave, teksa në Kupën e Botës 2018 skuadra e drejtuar prej tij humbi 4-2 në finale me Francën. Veç Kroacisë dhe Dinamos, Dalic ka drejtuar edhe Rijeka, Slaven Belupo, Faisal, Al-Hilal dhe Al-Hin.
