Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTOLAJM/ Një mbrojtës mbërrin në Shkodër, gati firma me Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT

Vllaznia është duke u ribërë nga e para. Mbërritja e sponsorit Alban Xhaferi duket se I ka dhënë hov tjetër futbollit në Shkodër, ndërsa premtohet një ekip cilësor dhe konkurrues në Superligë. Pas prezantimit të drejtorit sportiv Djarmati, trajnerit dhe stafit teknik, vëmendja kalon te futbollistët.

Ardit Krymi rinovoi dje me Vllazninë, ndërsa në Shkodër ka mbërritur edhe Aleksandar Isaevski. Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut duket se do të firmosë për kuqeblutë, ndërsa është parë në shoqërinë e drejtorit sportive dhe zyrtarëve të tjerë të klubit. 25 vjeçari ka luajtur në SHBA dhe në vendlindje, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Dunav në Bullgari.

Aleksandar Isaevski (në rreth të kuq)
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga