Armand Sallabanda fotografi I njohur është i ftuar në "Procesin Sportiv" për të diskutuar mbi ndodhitë e javës që lam pasë në kampionatin shqiptar por jo vetëm, u pyet nga moderatorja Ilda Bejleri se kë do të zgjidhte për të bërë disa fotografi nga Parlamenti shqitpar. Një mashkull dhe një femër.
Sallabanda nguroi në përgjigjen e tij ku më pas u përgjigj: "Mashkull do të zgjidhja kryetarin e parlamentit, sepse ka karakteristika tipike shqiptare". Ndërkohë Ilda Bejleri ndërhyu duke thënë: "aaa Basha", duke kthyer sytë nga Salianji, ish deputet i PD, po ashtu i ftuar ne Procesin Sportiv.
Sallabanda e korrigjoi moderatoren duke thënë: "Jo jo, kryetari parlamentit. Gramoz Ruçi".
Më vonë u vu re se Bejleri nuk ishte dhe aq e informuar nga politika, e cila bëri gjithashtu një lapsus me mbiemrin e Grida Dumës ish deputetet e PD-së.
