Wolfsburg ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri pasi nesër do të luajë sfidën e turit të dytë të Europa League ndaj Kukësit. Gjermanët kanë kryer stërvitjen e fundit në "Air Albania" nën masa të forta sigurie prej Covid-19.
Pasi janë akomoduar në hotel, gjermanët janë drejtuar stadiumit në orën 18:00 për të bërë stërvitjen e fundit, por ajo që bie në sy është autobusi me të cilën Wolfsburg ka mbërritur në "Air Albania".
Duke parë situatën e Covid-19 që është në shifra të larta në vendin tonë, gjermanët donin të ruheshin në maksimum që të mos të infektoheshin e për këtë arsye kanë vendosur një qeskë mbrojtëse ndaj shoferit shqiptar që shoqëronte ekipin për në stadium e kjo shihet në disa foto të publikuar nga "Top-Channel".
Një masa ekstreme nga klubi gjerman që duken të tmerruar nga pandemia në Shqipëri, aq sa disa ditë më parë kërkuan që kjo ndeshje të luhej në stadiumin e tyre në Gjermani, por ishte UEFA që pengoi një gjë të tillë. Sfida Kukësi-Wolfsburg do të luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin "Air Albania".

