Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Vllaznia gati për sezonin e ri, zbulohen trajnerët e Akademisë

Shkruar nga NEWSPORT

Vllaznia tashmë duket që ka çdo gjë gati për startin e sezonit të ri futbollistik tek grupmoshat. Akademia me në krye drejtorin Alban Neziri, ka bërë zyrtare listën e të gjithë stafit që do jetë në dispozicion të ekipeve zinxhir. Trajnerët, përgatitësit atletik dhe deri tek seleksionuesit e talenteve.

Një organikë e mbushur me figura të njohura për sportdashësit shkodran që kanë dhënë kontributin e tyre tek ekipi i Vllaznisë ndër vite.  Emra si Edmond Doçi, Gilman Lika, Fatjon Hasanaj, Arben Parmeza, Brikeno Bizi, Ylad Pirani dhe Luan Zmijanej do të jenë në krye të pankinave tek ekipet zinxhir.

Fation Kadia dhe Ivo Shestani do të jenë përgatitësit atletik të këtyre grupmoshave. Ndërkohë trajnerë portierësh do të jenë Elis Dervishaj dhe Ali Shpuza. Astrit Prençi do të jetë seleksionuesi i talenteve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga