Skuadra e Partizanit vijon përgatitjet për raundin e dytë eliminator të Champions League, ku të kuqtë do të kenë përballë skuadrën hungareze të Ferencvaroshit. Klubi ka njoftuar në facebook vijimin e këtyre përgatitjeve, ku grupi ka qenë i plotë. Por ajo që bie në sy në seancën e sotme është sulmuesi më i ri i të kuqve, Dalibor Volas.
” Ekipi vijon përgatitjet në Elbasan në prag të përballjes së Champions League
Skuadra zhvilloj sot përgatitjet e radhës në prag të ballafaqimit të rëndësishëm ndaj Ferencvaros i vlefshëm për raundin e dytë të Champions League. Në drejtimin e trainerit Adolfo Sormanit ekipi ka kryer në ambjentet e kompleksit sportiv “PEPA” të qytetit të Elbasanit seancën e radhës në orën 19:00. Me grupin sot është bashkuar edhe sulmuesi Dalibor Volas , i cili ka kryer seancën e parë me të kuqtë. Të martën skuadra do të zhvilloj në orën 20:00 seancën e fundit në stadiumin ” Elbasan Arena” , ndërkohë që në orën 19:30 Trajneri Sormani do të dalë në konferenc shtypi për mediat në kuadër të përballjes së parë ndaj Ferencvaros”, shkruhej në njoftimin e klubit.
Partizani do të luajë kundër Ferencvaroshit në datën 13 korrik, në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.