Kategoria Superiore do të zhvillojë sot tre ndeshjet e mbetura për javën e 14-të. Dueli mes Skënderbeut dhe Partizanit i programuar pas 1 ore, konkretisht në 13:45 rrezikon të shtyhet pasi në Korçë ka rënë një sasi e madhe bore.
Megjithë ndërhyrjen e punëtorëve, fusha e stadiumit Skënderbeu është e gjitha e zbardhur dhe vështirë se mund të zhvillohet një ndeshje normale, me vijat anësore të fushës që janë vijëzuar me tallash. Gjithçka mbetet në dorë të delegatit të ndeshjes, ndërsa pas pak do merret vesh nëse dueli do spostohet me 24 orë deri në pastrimin e fushës.

Poll