Cristiano Ronaldo ka pasur një vit të suksesshëm brenda një viti kalendarik.
32 vjeçari fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin në vitin 2016, ndërsa me Portugalinë fitoi titullin e parë të madh, Kampionatin Evropian, duke e përmbyllur vitin me Topin e Artë dhe çmimin ‘Lojtari i Vitit’ i dhënë nga FIFA.
I suksesshëm ishte edhe viti 2017, kur Ronaldo fitoi sërish Ligën e Kampionëve me Real Madridin, dhe titullin e La Ligas, dhe është rrugës së mirë për ta fituar për të pestën herë Topin e Artë.
Por për të arritur deri këtu, Ronaldo nuk e ka pasur aq të lehtë.
Këtë e dëshmon një reportazh i bërë nga ‘Goal.com’ për futbollistin më të mirë në botë.
Ai është lindur më 5 shkurt të vitit 1985 në ishullin Maderia, në një lagje malore ku banonte komuniteti më i varfër i qytetit Funchal.
Ronaldo ishte një fëmijë trup vogël, e shumë i përulur, por me dëshirë të madhe për të luajtur futboll.
Më poshtë i gjeni disa fotografi të vendlindjes së Cristiano Ronaldos.