Kukësi luan nesër ndeshjen e kthimit me Rudarin në Mal të Zi, në qytetin e Nikshiqit. Udhëtimi është menduar të bëhet me autobus dhe klubi verioR bën me dije se skuadra është nisur nga kqyeqyteti rreth orës 08:30. Kukësi pritet të kalojë pas pak minutash pikën kufitare të Hanit të Hotit, nga ku do të shoqërohet nga policia malazeze deri në hotelin, ku do të akomodohet. Pasdite kuksianët do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Rudarin.
Ndërkohë, kapiteni Reanto Malota ka postuar këtë foto nga udhëtimi me autobus, ku ai është nën shoqërinë e portierit Ervis Koci.