Endri Çekiçi u largua nga Dinamo e Zagrebit në drejtim të Olimpija Lubjana. Lojtari i Kombëtares shqiptare pasi ka mbyllur përfundimisht me klubin kroat, tashmë do të luaj për sllovenët.
22-vjeçari nuk po kalonte një moment të mirë në Kroaci pasi nuk po aktivizohej rregullisht dhe beson se kjo nuk do të ndodh te skuadra e re. Çekiçi me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram shihet tepër i lumtur për aventurën e re dhe shprehet se tashmë i është rikthyer dhe buzëqeshja e munguar.
" Ajo buzëqeshje është kthyer", është shprehur Çekiçi në faqen e tij në Instagram.
Poll