Albi Doka është rikthyer të luajë sërish titullar për Gorica në kampionatin kroat. Ish mbrojtësi i Tiranës pas disa ndeshjeve radhazi në stol luajti nga minuta e parë në fitoren e djeshme 0-2 që skuadra e tij mori në transfertë ndaj Istra.
Doka bërë një ndeshje mjaft pozitive duke u vlerësuar maksimalisht e për këtë arsye është zgjedhur edhe në formacionin e javës në Kroaci. Mbrojtësi i Kombëtares luajti për 90 minuta e tashmë është rikthyer të jetë protagonist te Gorica.

Poll