Juventusi do të luajë ditën e nesërme sfidën e javës së 34-të në Serie A. Bardhezinjtë kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mos rrezikuan një vend në Champions League sezonin e ri. Trajneri Pirlo ka zbuluar listën zyrtare me lojtarët e grumbulluar për këtë ndeshje, ndërsa bie në sy ftesa e Giacomo Vrionit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u rikthye pak javë më parë nga një dëmtim i rëndë që e mbajti jashtë fushave për të paktën 5 muaj. Vrioni shënoi goli me Juventusin U23 pas kthimit në fushë, ndërsa nesër do të jetë pjesë e skuadrës së Pirlo për ndeshjen ndaj Udineses. Një surprizë e bukur për sulmuesin kuqezi pasi kaloi një periudhë të vështirë pas dëmtimit.

Poll